Edhe pse martesa nuk i shkoi shumë mirë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj është shprehur se beson në dashuri dhe se çdokush duket të ndihet i dashuruar.
E ftuar në “Mirëmbrëma yje” ajo tha se për momentin nuk ka kohë, është e fokusuar tek fëmijët dhe se ka nevojë të qëndrojë pak vetëm pas një lidhje të gjatë.
Të lidhura
None found
Edhe pse beson ende te dashuria, këngëtarja tha se tani nuk e ka hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një marrëdhënieje.
“Mos lëntë Zoti njeri pa dashuri, sigurisht që besoj fort dhe të gjithë e meritojnë të ndihen të dashuruar. Besoj për momentin nuk kam kohë, realisht kam ardhur nga një lidhje e gjatë dhe kam nevojë të qëndroj me veten time. Kam sfidë të jashtëzakonshme në jetën time dhe duhet të qëndroj pranë fëmijëve të mi. Nuk e kam hapësirën e kohës për t’iu përkushtuar një dashurie”, u shpreh këngëtarja.
