Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u takua sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula. Ai e përgëzoi për marrjen e detyrës dhe i uroi mbarësi gjatë mandatit.
Në bisedë u shqyrtuan mënyrat për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në fushat e sigurisë, mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik, si dhe rrugëtimi euroatlantik i Kosovës.
Të lidhura
None found
Shiroka Pula shprehu falënderim për mbështetjen e pandërprerë britanike ndaj Kosovës dhe vlerësoi lidhjet e shkëlqyera mes dy shteteve.
Presidentja rikonfirmoi angazhimin e Kosovës për të thelluar partneritetin strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, duke shprehur mirënjohje për kontributin e saj në sigurinë, zhvillimin dhe avancimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.




