VIDEO/ John Cena trondit “Oscars 2024”, shfaqet totalisht i zhveshur në skenë

Fjalë për fjalë, John Cena i tregoi të gjitha në Oscars të dielën.

Aktori u shfaq në skenë lakuriq gjatë transmetimit televiziv për të prezantuar çmimin për kostumin më të mirë.

Megjithatë, fotot e publikuara nga prapaskenat tregojnë se ai kishte veshur të brendshme speciale dhe nuk ishte totalisht i zhveshur.

Paraqitja e tij tronditi të pranishmit dhe miliona shikues që e ndoqën drejtpërdrejt ceremoninë. Fillimisht, ish-superylli dhe mundësi i WWE u shfaq i turpshëm në skenë teksa diskutonte pamjen e tij me prezantuesin Jimmy Kimmel.

Më në fund Cena u bind dhe u afrua te mikrofoni. Pasi u luajt videoja e nominimeve për fituesin e mundshëm Poor Things , Cena-s iu dha një perde nga kostumografët e produksionit./albeu.com


Shtuar 11.03.2024 10:45