U sulmua nga rrjeti, por djemtë e “Three Dots” mbështesin Fifin “me mish e me shpirt” (VIDEO)

Që në klipin prezantues, Fifi shprehu dëshirën që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” të kishte një fletë e një laps për të shkruar këngë. E gjatë këtyre ditëve ajo ka shkruar disa këngë. Në këtë moment të vështirë që ajo po kalon, miqtë e saj më të mirë, Flori, Bruno dhe Klajdi po e mbështesin nga jashtë në mënyrën më emocionuese.

Një prej këngëve që Fifi ka shkruar në shtëpi, Bruno e ka regjistruar në studio dhe ka realizuar një “videoklip” me fragmente të shkëputura nga qëndrimi i Fifit gjatë këtyre javëve në “Big Brother”.

“Sytë më djegin jo vetëm nga pagjumësia.Ti nuk ke mundësi ta shikosh postimin tim por jam i sigurt që do e ndiesh në zemrën tënde Lyrics të bardhë. Unë ,si te Nuk e di ia kam dalë dot ishim afer bashkë un me zërin tim nga studio , ti nga Big Brother por doja shumë ta ndaja me të gjithë pak nga shpirti yt !!!”- shkruan Bruno.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BRUNO (@iambrunooooo)

Po ashtu, videoja është postuar edhe nga Flori, i cili shkruan: “E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti ske lidhje me helmin brenda tyre ! Të kryqezuan se interneti u jep mundesinë të ndihen superior , të mënçur, madje dhe Artistë! Taksirat shpirt , këtu u rritëm e këtu jetojmë,këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu “dhemb”. Një këngë krijuar nga ty @fifi.official.fr aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e perkohëshme…”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi)

Edhe Klajdi ka zgjedhur fjalët më emocionuese duke shkruar: “Unë nuk kam njohur vetëm një artiste të mirë ,por edhe një njeri të mirë ,ty Fifula @fifi.official.fr Nuk jemi dot perfekt edhe po të mundemi s’do jemi dot kurrë…”

Kjo është padyshim mënyra më të bukura e mbështetjes së hapur që Flori, Klajdi dhe Bruno po i japin Fifit, mikes së tyre të zemrës, që mbi të gjitha është artiste.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klajdi Haruni (@klajdiharuni)


Shtuar 25.11.2021 09:06