U shfaqën në ekran si armike të përbetuara, Jasmina dhe Ola jetojnë në një shtëpi? (VIDEO)

Pas shumë kohësh në “Për’puthen” pati një hyrje të re edhe në radhët e vajzave. Konkurrentja më e re quhet Gladiola Zeneleaj dhe ajo ju bashkua emisionit në një mënyrë shumë të pazakontë. Ajo qëndroi e fshehur pas një dere dhe bëri një kërcim seksi për të gjithë djemtë. Kështu ajo fitoi menjëherë vëmendjen e të gjithëve dhe Gladiola nuk u rezervua fare duke shprehur direkt pëlqimet e saj.

Ajo tha se nga ekrani ka krijuar simpati për Geljanin, Andin dhe Muartin, ndërkohë që këta dy të fundit nuk ishin të pranishëm në studio. Sapo shprehu pëlqimet e saj nuk munguan thumbat nga Jasmina, e cila u shpreh se vajza e re e ka të kotë luftën me Andin, sepse ai është i saj.

“Është tokë e zënë më vjen keq. Lodhu sa të duash me Andin se nuk ke ku shkon. Mund të rrish ditë e natë ti duke u deklaruar lodhu sa të duash. Duket njeriu i mirë që merr kënaqësi që prish çiftet”, u shpreh Jasmina për vajzën e re.

Më pas Gladiola zbuloi se thumbat me Jasminën nuk vijnë nga hiçi, sepse më parë ato kanë qenë shoqe me njëra-tjetrën, por prej 2 vitesh nuk flasin më.

“Kam 2 vjet që më ka besuar Zoti ta kem larg, por na bashkoi programi”, tha Jasmina për Gladiolën.

Mirëpo, teksa vazhdojnë të na shfaqen si “armike” në ekran, “Dritare.net” ka ndarë një video të dy vajzave, të cilat duket se jetojnë së bashku.

Dy vajzat janë filmuar teksa dalin nga hyrja e pallatit ku jetojnë për të marrë një porosi, në një interval kohor të shkurtër nga njëra-tjetra. Burime për “Dritare.net” bëjnë me dije se Ola dhe Jasmina jetojnë në të njëjtën banesë.

Për më tepër, ndiqni videon:


Shtuar 8.04.2021 10:27