U ndanë paqësisht, Aleksia ia bën 8 me 2 Romeos dhe “zhduk” Jonida Maliqin? (FOTO LAJM)

Pak kohë më parë u mësua se Romeo Veshaj ka nisur një romancë të re me Aleksia Peleshin, vajzën e ministrit Niko Peleshi. Sapo ky lajm u bë publik, u mësua se aktori i humorit kishte ndarë si fillim rrugët me Jonida Maliqin që në nëntor të vitit të shkuar.

Jonida reagoi për lidhjen e re të Romeos duke u shprehur se jetoi një histori të bukur dashurie me Romeon, por gjithçka u zbeh me kalimin e kohës.

Ajo konfirmoi se është ndarë miqësisht me Romeon dhe se vazhdon ende të komunikojë herë pas here me të. Ndërsa sa i përket lidhjes së tij me Aleksian ajo tha ironizoi me pak fjalë duke ndryshuar tonin e zërit:

“I uroj jetë të lumtur çiftit!”.

Deri në këtë moment mediat kanë theksuar se Jonida dhe Romeo e ndiqnin ende njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por së fundmi Albeu.com ka vënë re se asnëjri nuk e ndjek më tjetrin.

Të ketë dorë Aleksia? Apo Romeo dhe Jonida nuk preferojnë të vazhdojnë miqësinë pas një lidhje dashurie të përfunduar?/albeu.com/

Shtuar 21.05.2021 14:57