Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Rinian Leka, kishte vendosur që të mos ndiqte në “Instagram” të dashurën e tij, Anisa Berliku. E si pasojë fansat menduan se ata i kishin dhënë fund lidhjes së tyre disa mujore.
Madje avokatja, e cila është nënë e një vajze, kishte fshirë të gjitha postimet nga “Instagram”-i i saj që kishte me Rinianin.
E teksa po thuhej se ata tashmë nuk janë bashkë, Anisa dhe Riniani vendosën që të reagonin përmes postimeve në rrjetet sociale. Avokatja, e cila jeton dhe punon në Barcelonë, Spanjë, publikoi fillimisht një video në “Instastory”, në të cilën shihej në makinë bashkë me Rinianin.
Më pas, zeshkanja seksi publikoi një foto bardh e zi në llogarinë e saj në “Instagram”, në të cilën shfaqej e ulur në prehrin e ish-konkurrentit të “Për’puthen”, duke konfirmuar kështu se jo vetëm që janë bashkë, por janë edhe shumë të lumtur.