Një dasmë aspak normale, fotot e para nga ceremonia e martesës së fshehtë të çiftit të famshëm (FOTO LAJM)

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker befasuan publikun pasi u martuan në fshehtësi të plotë në Las Vegas. Mediat e huaja raportuan lajmin ditën e djeshme por si duket dyshja kanë mbajtur vetëm një ceremoni pasi ende nuk janë ligjërisht burrë dhe grua.

Ata u martuan në një kishëz në Las Vegas. Çifti punësoi një fotograf personal dhe roje sigurie të cilëve iu ndalua të tregonin çdo informacion për ceremoninë. Pasi lajmi bëri bujë në media, ylli i “Keeping With The Kardashians” ka publikuar dhe fotografitë e para.

“Këto foto i gjeta në telefon. Njëherë e një kohë, në një vend të largët (Las Vegas), në dy të mëngjesit, pas një nate të çmendur dhe pak tekila, mbretëresha dhe mbreti i saj i pashëm shkuan në kishën e vetme të hapur me Elvisin dhe u martuan ( pa licencë )”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kourtney ❤️ (@kourtneykardash)