Së fundmi një numër i konsideruëshëm famijësh ukrainas kanë hyrë në vendin tonë, duke i shpëtuar luftës në vendin e tyre.
Në një kohë të shkurtër Ministria e Arsimit ka ngritur një grup punë për të marrë masat e nevojshme për integrimin e tyre.
Ministrja Kushi thekson se për këta fëmijë, krahas arsimit të përkohshëm, do të ofrohet edhe mbështetje psiko-sociale.
Njoftimi:
Sapo kemi ngritur në MAS një grup pune për marrjen e masave për arsimimin e përkohshëm dhe mbështetjen psiko-sociale të fëmijëve të ardhur nga Ukraina për shkak të luftës. Ky grup do të koordinojë punën me strukturat arsimore në çdo bashki për krijimin e një klime pozitive, mbështetëse dhe të sigurt, duke hartuar edhe një program të posaçëm për arsimimin e tyre.
Së bashku me Ambasadorin e Ukrainës Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov diskutuam detajet lidhur me organizimin e këtij procesi, në mënyrë që këtyre fëmijëve t’u ofrojmë gjithçka duhet për një mjedis mikpritës, të ngrohtë e sa më miqësor.