U fshi tani! Ç’po ndodh mes Noizyt dhe Dhurata Dorës, reperi i shpreh ndjenjat publikisht? (FOTO LAJM)

Gjatë kësaj jave këngëtarja Dhurata Dora ka publikuar projektin më të ri nën titulin “M’ke Mungu”, i cili u prit shumë mirë dhe deri tani ka mbledhur më shumë se 2.6 milionë klikime.

Dhurata ka marrë edhe përkrahjen e kolëgëve të saj, të cilët e kanë shpërndarë këngën në Instagram, mes tyre edhe Noizy.

Ai ka publikuar videon e shkurtër nga klipi i Dhuratës në Story dhe shkruan:

“Më mungon edhe ti gjithashtu”, siç shihet më poshtë në foton e mëposhtme.

Për më tepër reperi shprehet se e dëgjon këtë këngë kudo që shkon dhe se i pëlqen shumë.

Kujtojmë që dyshja ka bashkëpunuar verën e shkuar me këngën “Mi Amor” që u kthye në hit dhe me sa duket ruajnë raporte shumë të mira që atëherë.


Shtuar 18.03.2022 12:21