Në muajin prill, Fero dhe Arbenita, u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Nina.
Duket sikur çifti ishte konsoliduar, por Instagrami thote ndryshe. Arbenita dhe Fero nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Në fakt, ende s’e dimë ç’ka ndodhur dhe çfarë e shtyu çiftin të bënte këtë veprim. Me siguri ka qenë sërish një krizë momentale e çiftit, si ato para lindjes së bebushes.
Megjithatë, jemi të bindur se për hir të Ninës dhe dashurisë së tyre, ata do t’i zgjidhin gjërat sërish. Mbetet për t’u parë!
Kujtojmë se Fero ka rrëfyer se me modelen është njohur për herë të parë në Shkup dhe aq shumë është mahnitur nga bukuria e saj, sa nuk ka pasur mundësi që të dalë nga makina e t’i flasë.
Reperi tha se Arbenita bëhet më shumë xheloze për të, duke qenë se ai është vazhdimisht i rrethuar nga fanset.
Sa i përket emrit të vajzës, ai tregoi se e kanë përzgjedhur bashkë me Arbenitën dhe se ka kuptimin “e këndshme”.
Ata gjithmonë e kanë postuar vajzën e tyre dhe janë shfaqur të dashuruar, por mesa duket jo të gjitha shkojnë ashtu sic duhet.