Emily Blunt dhe John Krasinski po qeshin shumë me thashethemet se ka një krizë në marrëdhënien e tyre.
Pas videos virale që bëri namin në rrjetet sociale, ku njerëzit nuk e ndanin dot mendjen nëse aktori dhe regjisori po fliste për motin apo për një divorc, me shumë mundësi, ai po tregonte se kishte pakëz ftohtë.
Të lidhura
None found
Një burim për Us Weekly u shpreh se nuk ka asnjë problem në marrëdhënien e tyre. “Ata, absolutisht nuk po flisnin për divorc”.
Aludimet nisën falë një momenti në tapetin e kuq të Golden Globes. Njerëzit dyshuan se ylli i “Office” po kërkon të ndahet nga aktorja e “Oppenheimer”.
“Unë e kam parë këtë video 500 herë duke u përpjekur të bind veten se ai tha diçka tjetër përveç divorcit,”; “A tha ‘Mezi pres të divorcohem’.”, ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.
Disa të tjerë thanë se fjalia që tha Krasinski ishte: “Mezi po pres të futem brenda”, pasi Emily i tha se “është pak freskët” jashtë.
Emily Blunt dhe John Krasinski janë bashkë që prej vitit 2008 dhe kanë dy vajza, Violet, 7, dhe Hazel, 9 vjeç.
