Vendet anëtare të BE-së ranë dakord për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për sanksione të reja kundër liderëve dhe oligarkëve rusë për pushtimin e saj në Ukrainë , raporton Reuters.

Presidenca franceze e BE-së tha se anëtarët miratuan sanksionet në një takim dhe se ato do të miratohen zyrtarisht nga Samiti i BE-së të enjten dhe të premten në Versajë.

Ata thanë se masat e reja sqarojnë pyetjet mbi kriptovalutat, përjashtojnë tre banka Bjelloruse nga Swift dhe synojnë sektorin detar.

 

Shtuar 9.03.2022 11:24