Thanë se ka nevojë për vëmendje, momenti kur Fifit i bie të fikët në mes të shtëpisë (VIDEO)

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm në Big Brother VIP ndodhi një situatë shumë e pa këndshme.

Teksa po diskutohej për ndërhyrjen e Fifit në lidhjen e Sarës dhe Pajtimit lindi një debat mes opinionistes Balina dhe Fifit. Balina i tha Fifit që nuk duhet të ndërhyjë dhe kjo ishte ndërhyrja e dytë që e bën gjatë këtij spektakli.

Fifi tha se nuk ka ndërhyrë dhe se nuk ka nevojë për një vëmendje të tillë. Pas kësaj Fifit i bie të fikët.

Pjesë nga debati:

Balina: Ke ndërhyrë dhe kjo është hera e dytë që ndërhyn në një lidhje. Leji të bëjnë çfarë duan ata. Të ka dalë loja nga duart dhe po e humb vëmendjen.

Fifi: Unë nuk kam nevojë për një vëmendje të tillë. Për këtë vëmendje unë dal nga shtëpia urgjentisht tani. Arbana dal nga shtëpia tani.

Në këto momente Fifit i bie të fikët.

Pas pak çastesh produksioni njoftoi se është mirë dhe se ajo tani ndodhet në dhomën e gjumit për tu qetësuar.

Pas hapësirës publicitare e pasi u qetësua Arbana e ftoi Fifin në dhomën e rrëfimit. Sipas Fifit këto janë gjëra të tmerrshme që po i ndodhin dhe Arbana për ta qetësuar i tha:

“E di çfarë është e tmerrshme Fifi? Të rrëzohet një autobuz me njerëz në Bullgari, të humbasë jetën një artiste e re, fëmijë që s’kanë bukë , njerëz që nuk kanë çati mbi kokë. Ti je person publik. A e di sa gjykohem unë si arrogante, mëndjemadhe, unë nuk do lë punën time do vazhdoj të eci përpara.Mendimet ndryshe duhen pranuar se jetojmë në një botë demokratike.”

Fifi u mendua dhe vendosi ta vazhdojë lojën dhe ta përballojë rrugëtimin.


Shtuar 24.11.2021 09:07