Të pandara, si dukeshin Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu 8 vite më parë (FOTO LAJM)

Nëse ka një shoqëri të persoanzheve publik për tu patur zili, është ajo e dy moderatoreve Arbana Osmanit dhe Xhemi Shehut.

Dy moderatoret kalojnë shpesh kohë me njëra-tjetrën dhe publikojnë foto e video në rrjetet e tyre sociale, tek të cilat nuk mungojnë as notat e humorit.

Së fundmi, Xhemi ka ndarë në Instastory një foto të realizuar tetë vite më parë.

Në të, moderatorja shihet krah Arbanës duke ecur në rrugë. Xhemi ka veshur një bluzë dhe pantallona të zeza, ndërsa Arbana nga ana tjetër, shihet e veshur me një këmishë të bardhë dhe një fund të shkurtër të zi.

Ndonëse vitet kanë kaluar, dy bukuroshet e ekranit duken njëlloj si në ditët e sotme.

Xhemi momentalisht është shkëputur nga televizioni, ndërsa Arbana do të jetë prezantuesja e “Big Brother VIP” që pritet të nisë së shpejti.


Shtuar 7.07.2021 12:18