Ambasadorja e SHBA u kujton urdhrin e Biden, prokurorëve: Dyfishoni përpjekjet në luftën kundër korrupsionit

Gjatë fjalës së saj në konferencën ‘Forcimi i Drejtësisë Penale’, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, u ka kujtuar prokurorëve urdhrin e Biden, i cili parashikon bllokimin e pronave dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

“Faleminderit që më keni ftuar të bashkohemi. Është mirë të shikoj të mbledhur për të diskutuar së bashku për luftën kundër krimit. Ju e dini më mirë se unë. Unë jam e huaj por ju jetoni këtu. Lufta kundër krimit nuk varet nga puna e një institucioni të vetëm. Fokusi ynë sot është puna e përbashkët për të ndërtuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Në vitet e fundit, që kur institucionet janë ngritur kanë filluar të krijojnë besimin e publikut.

Sistemi nuk është ende në majë të performancës. Është koha për të ndërtuar një urë për të trajtuar mungesa e personelit të krijuara nga vettingu. Biden ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme dhe e ka bërë urdhrin më të gjerë ndaj personave të përfshirë në korrupsion. Ky urdhër do të nxisë zyrat e prokurorisë në Shqipëri për të luftuar korrupsionin. Ju nxis të gjithëve të punoni për të identifikuar boshllëqet në kapacitetin tuaj institucional. SHBA do vazhdojnë të ju mbështesin për të ndërtuar një Shqipëri më të begatë dhe më demokratike”, deklaroi Kim./albeu.com


Shtuar 7.07.2021 12:25