Takimi më “i nxehtë” në PP, “tërbohet” Aureli: Të *** mu në tension seksual (VIDEO)

Një takim të parë kaq ‘të nxehtë’ sa ky mes Gabrielës dhe Marios nuk kishim parë deri më tani në “Për’puthen”.

Dy konkurrentët zgjodhën që njohjen e tyre ta nisin në një lavazh makinash. Por, në vend të mjetit të Marios, ata përfunduan duke larë njëri tjetrin.

Gabriela nuk ndaloi në asnjë moment së provokuari me lëvizjet e saj, heqjen e bluzës dhe afrimitetin që tregoi me Marion. Edhe ky i fundit guxoi duke hequr bluzën, por e paralajmëroi konkurrenten të mos e provokojë më shumë.

Por, momentet romantike në takim ia lanë vendin tensioneve në studio. Aureli reagoi shumë ashpër dhe u shpreh se do të ndërpresë njohjen me Gabrielën.

I acaruar, ai i shkoi pranë, duke i thënë se veprimet e saj janë të pafalshme. “Të siguroj që nuk ke për të dalë me asnjë nga djemtë këtu, nuk do ta lejoj“, tha Aureli.

“Të *** mu në tension seksual”- është shprehur Aureli ndërkohë që ka vijuar me një lum komentesh më pas.