Sonila Meço: Shqiptarët i shpëtuan jetën, por Genc Fugës iu “përdhos” dinjiteti

Nga Sonila Meço

Asnjë mekanizëm tjetër, parim a vlerë morale nuk në në lëviZje më shpejt e më efektivisht në punë shoqërinë tonë, sesa koncepti i “gjynah”-ut që përfaqëson vuajtjen ekstreme të njeriut, kur gjendet me thuajse të dyja këmbët i pamundur kësaj bote.

Kur dje lexova Enin në statusin për shokun e saj të jetës, Genc Fuga, në përpjekje të dëshpëruar për ca para, që do të garantonin pagesën e ndërhyrjes kirurgjikale në një spital privat kisha bindje thuajse absolute se shuma do kapej e tejkalohej. Sepse e njoh tjetrin, të ngjashmin, njoh shqiptarin e mësuar të jetojë mbi fillin e emergjencës, nën çatinë e mbijetesës, në perimetrin e gjynahut.

Dhe nëse debati pas kësaj ndodhie të tmerrshme ka vlerë, atë ia jep vetëm dinjiteti i njeriut dhe mbrojtja e tij. Dinjiteti i Gencit njeri, prind artist, profesor. Në këtë radhitje Gencit shqiptarët i shpëtuan jetën, por dinjietin ia përdhos kultura e “gjynah”-ut, që edhe kësaj herë i shpëtoi lëkurën shtetit të degjeneruar që kemi krijuar.

Gencin nuk e shpëtoi as paga e tij, as sigurimet e veta, as shërbimi publik, as shëndetësia falas, as qeveria, që zgjedh ku të japë konçensionet në shëndetësi, as drejtësia që nuk u mor kurrë seriozisht me hetimin për to, nuk e shpëtoi as talenti i tij, kontributi akademik, as ministria e milionave të PPP-ve.

Genc Fugën, si çdo njeri me një kërkesë publike e shpëtoi ndjenja solidare e shqiptarit, që motivohet veç nga filli i emergjencës, trarët e mbijetesës dhe kultura e imponuar e “gjynahut”.

Turp për kë dështon të shpëtoje jetë, ama turp edhe për kë shpëton jetë, po jo dinjitet. Turp për kë nuk i shpëton të dyja.

Të shkuara i dashur! Këtu na ke.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sonila Meço (@sonilameco1)