“S’ju a kam thënë kurrë”, sot 1 vit nga finalja e “BBV 1”, Einxhel ka një mesazh për Donaldin, Ilirin dhe Beniadën

Po bën rreth 2 muaj prej nisjes së “Big Brother VIP”, edicioni i dytë. Por pavarësisht se është drejt finales, ende nuk mungojnë nga ndjekësit krahasimet e personazheve me banorët e BBV edicioni i parë.
Sot bëhet fiks 1 vite nga finalja e BB VIP 1.

Beniada Nishani, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Ilir Shaqiri ishin 4 finalistë që luftuan për më shumë se 100 ditë për çmimin e madh. Por në fund çmimin e madh e fitoi Iliri.

Emocionet e asaj nate i ka ndarë me ndjekësit Einxhel, e cila falë atij formati njohu dashurinë e jetës e sot është edhe nënë e një djali.

Einxhel shkruan se është shumë krenare për eksperiencën e kaluar dhe për finalen e merituar për të katërt banorët.

Mesazhi i Einxhel:

Ta ndash finalen me miken e ngushte te atij rrugetimi dhe dy ‘rivalet’ e mi tregon qe ajo eksperience eshte me shume se nje gare…

I perngjason jetes tone, ku na duhet dhe mund te korrim sukses krahe atyre qe duam me se shumti dhe atyre qe duhet te gjejme menyre te bashkëjetojmë pavarësisht mosperputhjeve tona…

S’ja kam thenë kurre ndoshta, por sot me shume se kurre jam krenare per finalen e merituar qe patem secili prej nesh!!