Tërmet me magnitudë 4.7 në Kretë

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter është ndjerë në një zonë detare në veri të Kretës.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 44 kilometra në veri të Heraklionit, ndërsa thellësia fokale ndodhet në 10 kilometra.

Tërmeti është ndjerë në disa zona të Kretës, raportojnë mediat greke.

Më herët, në zonën detare të Çanisë, 37.3 kilometra veri-veriperëndim, janë ndjerë lëkundje me magnitudë 2.9 e shkallës Rihter, me thellësi fokale 10 kilometra.

 

 

 


Shtuar 18.02.2023 19:17