Sin Boy pretendon se ka vdekur? (FOTO LAJM)

A është ky një kurth? Teodor Agustin Gega, i njohur si Sin Boy, është një reper, këngëtar dhe kantautor në Greqi me origjinë shqiptare për të cilin prej më shumë se 24 orësh thuhet se ka vdekur nga mbidoza.

Gjithçka nisi nga një foto e reperit në një ambulancë e postuar në rrjetet sociale ku në mbishkrim thuhet se ai ka ndëruar jetë nga mbidoza.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ?NO1 GREEK TRAP QUOTES? (@trap_stoixakia)

Por pak orë më pas ishte vetë Sin Boy i cili “konfirmoi” zërat për vdekjen e tij.

“Fatkeqësisht thashethemet nga mediat janë të vërteta. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë.”, shkruhet në postimin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sin Boy Mc (@isyourboysinboy)

Në fakt e gjithë kjo duket një strategji marketingu nga ana e reperit për tu kthyer në qendër të vëmendjes, pasi në rast vdekje nuk ka vend për dyshime dhe gjithashtu famijarët e tij kanë heshtur.

E vetmja që ka reaguar është ishe dashura e tij, këngëtarja Rina e cila ka shkruar “RIP”, pa asgjë më tepër./albeu.com/


Shtuar 15.02.2023 12:06