Sherri mes Ilirit dhe Einxhel, dyshja përballen ashpër para publikut

Iliri dhe Einxhel kanë debatuar dy ditët e fundit, duke ofenduar njëri tjetrin me fjalë të rënda.

Gjatë spektaklit të sotëm të dy po përballen me njëri tjetrin, madje ata po vazhdojnë ende me debate të ashpëra, shkruan lajmi.net.

Einxhel u shpreh se kishte pasur përshtypje që do të shkonte shumë mirë brenda shtëpisë me të madje ajo tha se e shihte si idhull Ilirin, ndërkohë sipas saj ai e ka zhgënjyer.

Madje ajo thotë se është munduar shumë shpeshë që të krijonte marrëdhënie të mira më të, por që nuk kishte rezultat.

Sipas Einxhelit, Iliri ka pasur sjellje eksluduse ndaj saj dhe që Iliri e kishte quajtur Donaldina atë si lloj ofendimi.

Ndërkohë në anën tjetër Iliri, ka sqaruar se nuk ka ardhur në këtë shtëpi për të qenë idhull i askujt. Ai madje e ka quajtur Einxhelin si “plakë që ec cepeve të ballkonit për të dëgjuar llafe të tjerve”.

Në debatin mes dy personazheve u përfshinë edhe të tjerë banorë, por dy banorët në fjalë nuk mundën të gjejnë mirëkuptim mes vete.


Shtuar 16.11.2021 22:39