Presioni shoqëror na bënë të besojmë se duhet ta gjejmë personin e jetës në një moshë të caktuar. Por tani është e dokumentuar që gjërat e mira u vijnë atyre që presin dhe dashuria nuk bën përjashtim. Takimi me personin e duhur mund të ndodhë kur nuk e presim dhe gjetja e të duhurit nuk ka pse të jetë një zgjedhje me ngut.
Dashurinë e vërtetë mund ta takojmë në çdo moshë. Dhe këta të famshëm në galerine e meposhtme janë prova më e qartë se dashuria nuk ka kufi moshe dhe nuk është kurrë vonë për të dashuruar.
Lajme të ngjashme:
Madonna nisi të dalë me balerinin Ahlamalik Williams në vitin 2018, kur ishte 60 vjeçe
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck:
Çifti i famshëm nisi lidhjen në fillim të viteve 2000, por u ndanë në vitin 2004. Pas më shumë se 15 vitesh, ata u ribashkuan dhe duken më të lumtur se kurrë. Lopez është 52 vjeçe dhe Affleck 49.
Eva Longoria:
Ylli i “The Desperate Housewives” u fejua në moshën 40 vjeçare me biznesmenin Jose Antonio “Pepe” Baston Patino në vitin 2015.
Chris Pratt:
Ylli i “The Guardians of the Galaxy” u takua me gruan e tij, Katherine Schwarzenegger kur ishte 39 vjeç. Çifi u martua në vitin 2019.
Kris Jenner:
Mamaja e famshme filloi të takohej me Corey Gamble në vitin 2014 në moshën 59 vjeçe.
Cynthia Nixon:
Aktorja e “Sex and the City” u fejua me aktivisten Christine Marinoni në vitin 2009. Ato u takuan kur Cynthia ishte 38 vjeçe.
Jerry Seinfeld:
Komediani u martua me gruan e tij, Jessica Sklar, në vitin 1999 në moshën 45 vjeçare.
Geri Halliwell:
Ish vajza e “Spice Girl” filloi të takohej me Christian Horner në 2014 në 41 vjeç.