Selvija prek me postimin në ditën e lindjes së Shpat Kasapit: Roeli po thotë babi…

Selvije Jao, ka ndarë një moment emocional në “Instagram”, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, këngëtarin Shpat Kasapi, në ditën kur ai do të festonte 41-vjetorin e lindjes.

Ajo ka publikuar një video ku Shpati shihet në momente të ëmbla me djalin e tyre, Roelin.

Të lidhura

None found

Krahas saj, Selvija ka shkruar se dhimbja për mungesën e tij është ende e madhe, por beson se ai vazhdon të jetë pranë tyre në mënyrë shpirtërore.

 

 

Në mesazhin e saj ajo tregon edhe për Roelin, duke thënë se fjalët e tij e prekin shumë. “Roeli po thotë ‘Daddy’… dhe unë e ndiej sikur ti je ende këtu me ne”, ka shkruar ajo, duke i uruar Shpatit ditëlindjen në qiell.

 

 

Shpat Kasapi, ndërroi jetë papritur në nëntor 2025, si pasojë e një ataku kardiak në Itali, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe publiku shqiptar. /Telegrafi


Shtuar 1.05.2026 15:54