Selin Bollati, fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, kishte treguar më parë se dasma me DJ Gimbon do të zhvillohej më datë 5, por pa dhënë hollësi të tjera.
Gjatë emisionit “Goca dhe Gra” mbrëmjen e djeshme, Orinda Huta u përpoq ta nxiste të zbulonte më shumë për ceremoninë. Megjithatë, Selin nuk bëri të ditur as muajin, as vitin kur planifikon të martohet me ish-banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Të lidhura
None found
“E sigurt që do të jetë më datë 5, kaq mund të them”, tha Selin Bollati.
Pjesë nga biseda:
Orinda: Kemi dëgjuar se e kishit vendosur datën e dasmës. E shtytë sërish?
Selin: Unë kam përmendur një datë që është në horizont.
Orinda: Data 5? Po cila datë 5, se tetori kaloi dhe tani jemi në nëntor…
Selin: Orinda, është e sigurt që do të jetë më datë 5. Kaq mund të them.
Ori: Do të të pyesim përsëri deri në dhjetor, çdo muaj.
Mira: Të shtunën tjetër pyesim për ditën, pastaj për muajin.
Selin: Mendoj ta kthejmë në serial dhe t’ia propozojmë Netflix-it.
Mira: Serialin e bën mirë, ke talent dhe di ta mbash.
Selin: Më pëlqen shumë aktrimi dhe e kam pasion, por jo në këtë rast.








