Sardi në një lidhje dashurie? Bora e pyet për Semin, përgjigjja e papritur e këngëtarit

Sardi Strugaj ishte i ftuari i dytë  i emisionit më të ri në Top Channel, “Cherry on Top” me moderatoren Bora Zemani.

Këngëtari foli për projektet e tij të cilat priten me padurim nga publiku, ndërsa nuk i shpëtoj pyetjeve për jetën personale.

Sardi sqaroi nëse është apo jo i lidhur me Semi Jaupaj.

“Më duket ndonjëherë sikur i bën mami im këto lajmet. Me Luarin kemi pasur një bashkëpunim dhe me fotot para se të dilte kënga është aluduar për lidhjen. Me Semin pastaj fol ti. Jo nuk jam në një lidhje, jam single dhe kur të jem do e them më vonë. Verën do e hapim me këngë që gëzojnë për dashurinë, po pati ndonjë ndryshim pastaj do e merrni vesh vetëm nga kënga”-tregoi Sardi.


Shtuar 5.04.2024 23:45