“Feja jonë mbi të gjitha fetë është mikpritja!”- Rama: Në Shqipëri gjen ushqim të mirë kudo, jo si në Gjermani

Kreu i qeverisë, Edi Rama ndodhet në Aachen, Gjermani ditën e sotme. Ai po merr pjesë në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”në Charlemagne Prize on Europe.

Rama ka folur ndër të tjera dhe për mikpritjen e shqiptarëve, duke u ndalur tek fshehja e hebrenjve pas Luftës së dytë Botërore.

Kryeministri u shpreh se shqiptarët janë shumë mikpritës, dhe për të ngrën mirë mund të ndalosh kudo, ndryshe nga gjermania.

Më tej ai theksoi se mikpritja nuk është një shaka për ne, por fe.

Edi Rama: Një gjë për të cilën jam krenar, është se jemi bërë një qendër arkitekturore. Tirana është një qytet që të gjithë duhet ta vizitoni, sepse kurrë nuk do të pendoheni do të jetë një surprizë e bukur. Ne kemi një ushqim më të mirë se në Gjermani, kjo nuk ka asnjë diskutim.

Që të hash mirë në Gjermani duhet të shkosh në një restorant të mirë, ndërsa për të ngrën mirë në Shqipëri mund të ndalosh kudo. Jemi shumë mikpritës, nëse ju ka marr malli për puthje dhe përqafime, mund të vini. Shoh një zotëri hebre ne sallë, dhe dua t’ju them diçka. Mikpritja nuk është shaka për ne, mikpritja për ne është fe. Ne jemi myslimanë, jemi katolik, ortodoksë.

Feja jonë mbi të gjitha fetë është mikpritja! Në kodin e parë të shkruar të Shqipërisë, fjalia më e rëndësishme është shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe të mikut, jo vetëm atij që ti fton, por e kujtdo që të troket në derë! Kjo e ka bërë Shqipërinë të vetmin vend në Evropë që numëronte më shumë hebrenj pas luftës së dytë botërore, sepse ndërkohë që hebrenjtë largoheshin nga vendet e tjera, vinin Shqipëri për tu mbrojtur nga shqiptarët.

Edhe nëse pas asaj dere është armiku nuk e qëllon dot, dhe nuk mund ta prekësh përderisa është brenda perimetrit të pronës tënd. Në Kanun një nga krimet më të rënda është të tradhtosh mikun, në të kundërt je i mallkuar.


Shtuar 8.05.2024 21:11