Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për pushime, ministrja e Turizmit publikon videon

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, vitet e fundit i ka kaluar pushimet verore edhe në Shqipëri.

Duket se ylli e shijon bregdetin shqiptar, me bukuritë që ofron, por edhe për ushqimet tradicionale apo shoqërinë e mirë. Shpesh Dua e ka përmendur Shqipërinë dhe Kosovën si dy vende që duhen vizituar, ndërsa në një intervistë me një media amerikane ‘iherartradio’, e pyetur se kush është vendi i preferuar për të kaluar pushimet, ajo u përgjigj: Jugu i Shqipërisë. “Ose Ibiza”, shton më tej .

Videon e ka publikuar edhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila shkruan: “Dua Lipa zgjodhi Shqipërinë si vendin e preferuar për verën 2024.”

View this post on Instagram

A post shared by Mirela Kumbaro (@mirelakumbaro)


Shtuar 8.05.2024 18:01

Tags: