Sarah u përlot pas puthjes me PM, motra e saj reagon ashpër ndaj Fifit (FOTO LAJM)

Sarah dhe PM shkëmbyen më në fund puthjen e tyre të parë në shtëpinë e “Big Brother VIP”! Por, Fifi nuk e ka pritur aspak mirë këtë moment, duke e akuzuar blogeren për lojë, duke e bërë këtë të fundit të përlotet.

Në rrjet kanë vërshuar komentet që e cilësojnë reagimin dhe ndërhyrjen e Fifit si të pavend.

Rreth situatës ka reaguar dhe motra e Sarës, duke mbajtur plotësisht krahun e kësaj të fundit dhe duke ju kthyer ashpër Fifit. Me anë të një Instastory, ku ka treguar ‘screenshot-in’ e një lajmi që flet për debatin e Fifit me Sarën dhe krahas ka shkruar:

Dmth të mos puthemi më se na mërzitet Fifi. Wow. Shko o Fifi gjej shoqet.

Sarah dhe Ditea janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Kujtojmë që para pak javësh, kjo e fundit surprizoi të motrën, në ditë të vështira të saj në shtëpinë e “Big Brother Albania VIP”.

Sakaq, jo vetëm Fifi, por edhe Iliri është shprehur se puthja mes tyre ishte e tepërt dhe shumë fëmijënore. Nga ana tjetër shumë banorë i kanë dalë në mbrojtje Sarës, mes tyre Semi, Beniada, Einxhel e Donaldi.


Shtuar 23.11.2021 11:37