“Sa e ke natën?”, Enca i mbyll gojën ndjekësit me përgjigjen epike (FOTO LAJM)

Enca është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare projektet e të cilës numërojnë herë pas here rekorde shikueshmërie në vend.

Por përtej këngës ajo është shumë e komentuar për stilin provokativ që ka dhe ngacmimet që bën herë pas here për ndjekësit në Instagram. Kjo I kushton herë pas here Encës të lexojë komente dhe mesazhe nga më të “çmendurat” siç ka ndodhur edhe së fundmi.

“Sa e ke natën?”- e pyet dikush dhe nëse po prisnit që Enca të mërzitej apo acarohej keq, e keni gabim. Me qetësi, ajo ia ka kthyer ndjekësit:

“Sa gjithë yjet e botës”.

Më tej, ajo shkruan: “Mos më bëni pyetje budallaqe. Paratë s’mund të më blejnë, por mund të më blejnë mua një unazë të bukur diamanti.”


Shtuar 25.05.2021 11:55