Enca është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare projektet e të cilës numërojnë herë pas here rekorde shikueshmërie në vend.
Por përtej këngës ajo është shumë e komentuar për stilin provokativ që ka dhe ngacmimet që bën herë pas here për ndjekësit në Instagram. Kjo I kushton herë pas here Encës të lexojë komente dhe mesazhe nga më të “çmendurat” siç ka ndodhur edhe së fundmi.
“Sa e ke natën?”- e pyet dikush dhe nëse po prisnit që Enca të mërzitej apo acarohej keq, e keni gabim. Me qetësi, ajo ia ka kthyer ndjekësit:
“Sa gjithë yjet e botës”.
Më tej, ajo shkruan: “Mos më bëni pyetje budallaqe. Paratë s’mund të më blejnë, por mund të më blejnë mua një unazë të bukur diamanti.”