Ish-finalistja e “Big Brother VIP 4”, Rozana Radi, ka reaguar për herë të parë në profilin e saj në “Instagram” rreth rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Këngëtarja e njohur ka falenderuar fillimisht publikun ‘për gjithë dashurinë dhe vlerësimin në këtë udhëtim fantastik jete”. Gjithashtu ajo falenderon të gjithë skuadrën e BBV 4 që u ‘kujdes që ky udhëtim të jetë i paharrueshëm’.
Rozana shprehet se ende vijon të kërkojë mikrofonin në trup dhe gjumin ende nuk e ka bërë të plotë.
Postimi i ish-finalistes së “Big Brother VIP 4”:
I përulem publikut për gjithë dashurinë dhe vlerësimin në këtë udhëtim fantastik jete! Finalja ishte e mbushur plot me emocione të bukura! Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup dhe gjumin nuk e kam bërë të plotë ???? Falenderoj @topchannelalbania që më bëri të shijoj një eksperiencë UNIKE!
@sarahoxhaaa @mr.ledionlico Faleminderit që më ftuat të jem pjesë e një udhëtimi që destinacionin e kishte me emocione të forta!
@lorihoxha Je në krye të një treni qe nuk ndalet!
Faleminderit gjithë skuadrës fantastike të @bigbrotheralb_vip autorëve, në veçanti autoren time @petrina.gorica , dhomës së rrëfimit, regjisë, teknikeve dhe gjithkujt që u kujdes që ky udhëtim të jetë i paharrueshëm jo vetëm për ne që e jetuam por edhe për publikun! Ju jam mirënjohëse për gjithçka!
View this post on Instagram