Një 66-vjeçar nga Kumanova ka humbur jetën si pasojë e etheve të Nilit Perëndimor, duke shënuar rastin e nëntë fatal në vend. Pacienti vuante edhe nga sëmundje shoqëruese.
Të lidhura
None found
Sipas Fadil Canës, drejtorit të Klinikës Infektive në Shkup, 66-vjeçari qëndroi i shtruar për 28 ditë dhe gjatë kësaj kohe paraqiti një gjendje të rënduar klinike.
Që nga fillimi i përhapjes së virusit, në Klinikën Infektive janë trajtuar në spital 66 pacientë. Aktualisht, në këtë klinikë po marrin mjekim 11 persona, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë.
