Atentati ndaj Artan Myrtajt, ministri Demo urdhëron shkrirjen e zinxhirit komandues të policisë së Sarandës

Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë në qarqe. Në fokus të takimit, ka qenë ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Sarandë, ku u vra në mes të rrugës Artan Myrtaj.

Demo ka qenë i ashpër me drejtuesit e policisë, ndërsa ka urdhëruar shkrirjen e të gjithë zinxhirit drejtues të Sarandës. Po ashtu, raportohet se ai ka kërkuar që të krijohet një Task Forcë në këtë qytet.

Të lidhura

None found

Sipas Demos, kjo Task-Forcë do të përbëhet nga 10 persona, që do të jenë të stacionuar në Sarandë për hetimin e ngjarjeve kriminale atje. Po ashtu, ministri i ri ka kërkuar edhe rritjen e sigurisë në shkolla.

“Të rritet sigurua në shkolla. Dua një plan të detajuar për territorin”, mësohet t’i jetë drejtuar Drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

VRASJA E ARTAN MYRTAJT

Artan Myrtaj, 44 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri nga dy persona që lëviznin me motor. Ngjarja u shënua rreth orës 09:55 te ish-agjencia. Një plumb kapi edhe 73-vjeçarin Xhevdet Skëndaj, i cili po kalonte rastësisht aty. Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra.

44-vjeçari, i njohur si “Tani i Rruzhdiut”, ishte me precedentë. Ai u arrestua në lidhje me ngjarjen e 17 korrikut të vitit 2025, i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit, ku u plagosën Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lame nga Kamza.

Autor ishte Ramadan Zoto, 44 vjeç, ndërkohë që Artan Murtaj, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj e ndihmuan atë në ngjarje dhe gjatë arratisjes. Myrtaj njihej edhe si përdorues i lëndëve narkotike dhe i dënuar më parë për “vjedhje”.

Një nga pistat që po verifikohet është ajo e një atentati të kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që vrasja të jetë pjesë e vazhdimit të konfliktit të nisur pas ngjarjes së korrikut të vitit të kaluar.


Shtuar 21.09.2026 13:11

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbet