Rita Ora i jep një puthje të ngrohtë burrit të saj, ndërsa shijojnë çaste të ëmbla së bashku në varkë

Bashkëshorti i Rita Orës, Taika Waititi, është bërë personi më i madh mbështetës për të pavarësisht suksesit të tij personal si regjisor i Hollywoodit me një pasuri të raportuar prej 13 milionë funtesh.

Rita Ora, 33 vjeçe, dhe Taika Waititi, 48 vjeç, janë bërë të famshëm që nga paraqitja e tyre e dashuruar në Met Gala të hënën.

Regjisori i suksesshëm, gjithmonë arrin të lërë bashkëshorten e tij këngëtare në qendër të vëmendjes, shkruan DailyMail.

Gjatë bashkëpunimit të tyre në mbrëmjen gala të modës, regjisori i lindur në Zelandën e Re mori përsëri një vend në sfond ndërsa iu bashkua bashkëshortes së tij në një udhëtim romantik me varkë, duke qenë së bashku me bukuroshen shqiptare që merr skenën qendrore.

Ndërsa Instagrami i Ritës e bën Taikën të duket si ylli më i vogël i çiftit, filmografia e tij është mbresëlënëse dhe dollapi i tij i çmimeve është plot – duke përfshirë edhe një “Oscar” për ‘Skenarin më të mirë të përshtatur’ për filmin ‘Jojo Rabbit’ të vitit 2020.

Gjatë udhëtimit të tyre me varkë pas Met Gala, çifti u shfaqën në momente të ngrohta me njëri-tjetrin, duke u puthur me plot pasion ndërsa udhëtonin me shpejtësi në det.

Taika u sigurua që ai të mos “i vidhte” vëmendjen e saj në skenën e Met Gala. Ndërsa shkëlqyen të dy në tapetin kuq të Met, ai u pa duke qëndruar prapa Ritës, duke rregulluar veshjen e saj të hollë ndërsa ajo pozonte për kamerat.

Taika ka qenë i martuar më parë me regjisoren Chelsea Winstanley për gjashtë vjet para se ata të ndaheshin në heshtje në vitin 2018.

Taika dhe Chelsea kanë dy vajza: Te Hinekahu, 12 vjeçe, dhe Matewa Kiritapu, tetë vjeç.

Rita po ashtu ka ndarë së fundmi me ndjekësit disa fotografi nga paraqitja e saj glamuroze në episodin e fundit të “The Masked Singer US”, ku ajo është anëtare e jurisë.

Ajo pozoi me një bluzë me xhevahire dhe mëngë me penë të verdhë, të kombinuara me bizhuteri dramatike.

Rita lishte në nevojë për pak kohë për t’u rikuperuar pas Met Gala, ndaj publikoi në rrjetet sociale një video të saj duke u relaksuar në pishinë vetëm pak orë më vonë.


Shtuar 9.05.2024 19:15