Aksident në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të vendit të quajtur Guri i Kuq.

Sipas burimeve paraprake mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit e cila ka qenë së bashku me një fëmijë në makinë.

Sipas burimeve nga spitali mësohet se e dëmtuara është jashtë rrezikut për jetën ndërsa fëmija nuk ka pësuar gjë.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


Shtuar 9.05.2024 19:08