Rikthehet Egla! Ja ku qëndron e izoluar prej ditës së djeshme! (VIDEO)

Të dielën një Zarfi i Zi shkoi në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.

Aty u bë i ditur largimi i saj.

Ajo nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania”, u përjashtua kinse për shkak të sjelljeve të dhunshme në mënyrë të vazhdueshme që bëri në shtëpi ndaj Meritonit.

Ndërkohë, sot pak orë para prime të së martës janë publikuar pamje, ku Egla shihet në një pjesë të shtëpisë e izoluar, pa kontakt me të tjerët.

Në zarf shkruhej: “Banorë, pavarësisht tërheqjes së vazhdueshme të vëmendjes për sjelljet tuaja të dhunshme brenda shtëpisë, mbrëmë sërish kemi shkuar në veprime të tilla”.

“Në provokime të vazhdueshme të Meritonit dhe Ilnisës karshi Eglës, kjo e fundit ka bërë një veprim të përsëritur që nuk mund të tolerohet, për shkak të kësaj Big Brother ka vendosur ta skualifikojë Eglën nga loja.”

“Televotimi aktual do të anulohet dhe “Vëllai i Madh” ju njofton se do të marrë po ashtu një vendim për Meritonin dhe Ilnisën në show të të martës.”


 


Shtuar 1.04.2024 15:37