Rezarta Shkurta martohet me Ermal Hoxhën, brenda ceremonisë private dhe madhështore (VIDEO)

Ashtu siç edhe kishin lajmëruar, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha i thanë dje “Po” njëri-tjetrit përmes një ceremonie tepër të veçantë e private. Pas romancës 17 vjeçare, çifti i famshëm kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Dasma u zhvillua në ambientet e një anijeje në Vlorë me miq e njerëz të afërt të dyshes. Rezarta ka ndarë pamjet e para nga kjo ditë e shënuar për të, protagoniste e së cilës ishte edhe vajza e tyre Hera. Në një postim tjetër, ajo ka publikuar një video të Ermalit teksa ai kërcen me mamanë e tij dhe i puth dorën. “Një princ rritet nga një mbretëreshë”, shkruan Rezarta.

Kujtojmë se Ermali i propozoi Rezartës për martesë në Dubai në janar të vitit 2019. Çifti kishte planifikuar të martohej në vitin 2020, por për shkak të pandemisë, planet ndryshuan.

Të lidhura

None found


Shtuar 13.07.2021 12:20