Rekord vizitorësh në Muzeun e Krujës, për herë të parë vizitohet nga 1500 turistë brenda ditës

Muzeu Kombëtar i Krujës ka arritur një numër rekord vizitorësh. Ditën e sotme Muzeu Gjergj Kastriot Skënderbeu është vizituar nga 1500 vizitorë.

Kjo është hera e parë në historinë e këtij muzeu qe regjistron një numër kaq të lartë vizitorësh brenda ditës.

Vetë faqja e Muzeut Kombëtar të Krujës ka ndarë shifrat, ku bën me dije se nga 1500 vizitorët, 1000 kanë qenë turistë të huaj, ndërsa 500 nxënës dhe gjimnazistë nga Kosova.


Shtuar 10.05.2024 18:23