Publikohet trailer-i i pjesës së dytë të “American Horror Story: Delicate”: Kim Kardashian merr vëmendje me puthjen pasionante që i dhuron Emma Roberts

Është publikuar trailer-i i pjesës së dytë të “American Horror Story: Delicate”, ku shfaqë një puthje pasionante mes Kim Kardashian dhe Emma Roberts.

Sezoni aktual i programit të antologjisë horror u nda në dysh, ndërsa pjesa e parë u transmetua në fund të vitit të kaluar.

Pavarësisht se mori vëmendje me kastin e aktorëve, Kim arriti të impresiononte shikuesit me portretizimin e saj.

Në trailerin e serisë së ardhshme të episodeve, të cilat do të shfaqen premierë në FX më 3 prill, marrëdhënia e tyre kaloi në një stad tjetër.

“Unë do t’ju jap jetën e ëndrrave tuaja. Çfarë do të hiqnit dorë për të?”, e ngacmoi Siobhan bashkë-yllin e saj, ku thjesht përgjigjet: “Çdo gjë”.

Me këtë, ajo ia vodhi një puthje pasionante në buzë, që edhe u bë virale gjithandej.

“Nuk mund të vazhdoj fushatën për këtë çmim, nuk mundem”, qau ajo gjatë darkës.

Fatmirësisht, nuk duhet shumë të presim ndërsa episodet e reja – në të cilat gjithashtu luajnë Cara Delevingne dhe Michaela Jae Rodriguez – transmetohen muajin e ardhshëm.


Shtuar 21.03.2024 14:26