Ish-banori i edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Meriton Mjekiqi, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.
Moderatori i njohur ka zbuluar detaje nga sezoni i ri i programit të tij “A je bre normal” si dhe ka folur për jetën personale.
Të lidhura
None found
Në një moment gjatë kësaj interviste, ku iu bënë pyetje të ndryshme nga bashkë moderatoret e programit, Meritoni i bëri disa komplimente Sherina Spahiut.
Kur kjo e fundit mori fjalën për t’i bërë një pyetje, Mjekiqi dëgjohet të thotë:
“Po ti moj yll, po kjo karamelja kush është?”.
“Sherina Spahiu”, i përgjigjen Rudina Dembacaj dhe Ori Nebijaj.
Ndërkohë me humor Rozana Radi ia pret:
“Kjo është nusja e një shokut tonë”.
