Përlot Çun Lajçi, Covidi për herë të dytë nuk e la të vizitojë varrin e të bijës (VIDEO)

Aktori dhe autori i mirënjohur shqiptar, Çun Lajçi, ka kaluar një nga betejat më të vështira me Covid-19, pasi është infektuar dy herë me virusin dhe prej gati 5 muajsh është në izolim.

Në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”, Lajçi u shpreh se disa nga simptomat e tij ishin ethe, temperaturë dhe niveli i oksigjenit që aktualisht ka shkuar deri në 50%.

Lajçi  u shpreh se nëse do të ndahej nga jeta pengu i tij më i madh do të mbetej fakti që nuk ka mundur të vizitojë varrin e vajzës së ndjerë, Bubulinës, prej 5 muajsh. Ai lexoi edhe disa vargje, në mes të të cilave përpiqej të gjente ngushëllim për sëmundjen.

Ndërsa ishte duke lexuar aktori nuk mundi të mbante lotët, e bashkë me të as Bieta Sulo, e cila u prek shumë.

Kujtojmë se vajza e vetme e Çun Lajçit, ka humbur jetën rreth 4 vite më parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ftesë në 5 (@tch_ftesene5)


Shtuar 17.06.2021 10:03