Pas largimit të papritur nga “Big Brother VIP 3”, reagon për herë të parë Drini Zeqo

Gazetari i njohur Drini Zeqo, u bë pjesë e “Big Brother Vip 3, por për arsye të një urgjence familjare, është detyruar ta lërë rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Largimi i tij nga shtëpia shkaktoi mërzi tek banorët.

Pas largimit të tij nga “Big Brother VIP 3”, ai ka reaguar për herë të parë, me anë të një postimi në “Instagram”.

Reagimi:

“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”, shkruan Drini.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Drini Zeqo (@drini.zeqo)


Shtuar 18.01.2024 15:50