Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, përplasen 2 automjete, shkak lagështira

Mesditën e sotme, një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në vendin e quajtur Qafë-Plloçë.

Mësohet se dy mjete që lëviznin në sens të kundërt, janë perplasur me njëra tjetrën si pasojë e lagështisë në rrugë.

Nga aksidenti fatmirëshit nuk ka të lënduar, por janë rregjistruar dëme të shumta materiale, ndërkohë qe u kërkua edhr ndihma e zjarrëfikses së Pogradecit për te pastruar vajin në rrugë.

Aksidenti ka krijuar edhe trafik në këtë aks dhe policia do të bëjë të mundur lehtësimin në qarkullimin e mjeteve, ndërkohë grupi hetimor do të zbardhë shkaqet e aksidentit.


Shtuar 18.01.2024 15:45