Pas daljes nga BBV Blerando suprizon fansat! Publikon këngën e re “Jom betu”

Pak ditë pas përfundimit të edicionit të dytë të Big Brother VIP, Blerando, ka publikuar këngën e re.
Finalisti i Big Brother VIP Kosova 2 ka prezantuar ditën e sotme (e enjte) projektin e titulluar “Jom betu”.
Blerin Lajçi (emri i vërtetë) e solli këngën të kompletuar edhe nga ana vizuale.Teksti është shkruar nga vet artisti me producim dhe ‘beat’ nga Fleggo.
Për videon në ndërkohë është përkujdesur Lukas Holler.
Blerando mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
I njëjti ishte ndër pretendentët kryesor për të fituar çmimin e madh.

 


Shtuar 8.02.2024 20:02