Pas Arbanës, Luana Vjollca reagon për konfliktin mes moderatoreve (FOTO LAJM)

Pak muaj më parë moderatorja e “Big Brother VIP” ishte në pikpyete dhe dy më të përfolurat për këtë pozicion ishin Arbana Osmani dhe Luana Vjollca. Por disa ditë më parë Arbana Osmani zbuloi se do të ishte pikërisht ajo që do të moderonte “Big Brother” këtë vit njësoj si në 9 edicionet e mëparshme të këtij formati.

Pas këtij njoftimi nuk munguan zërat se raportet mes Arbana Osmanit dhe Luana Vjollcës nuk janë të mira.

Arabna është pyetur në një instervistë për N’nejë në Atv pikërisht për raportet me Luana Vjollcën. Moderatorja ka anashkaluar me diplomacy pyetjen duke lënë të kuptohet se në fakt vërtët ka diçka mes tyre që nuk shkon fort mirë.

“Nuk merrem me përgënjeshtrime portalesh dhe me pohime portalesh sepse kam shumë punë të tjera për të bërë”, është shprehur moderatorja.

Pas kësaj interviste, Luana Vjollca ka publikuar një InstaStory qe te gjithe po mendojne se e ka me Arbanën.

“Nuk ka konkurrencë. Je vetem ti përballë teje”, shkruhet në shprehjen e shperndare nga Luana.

Kujtojmë se së fundmi po përfliteët se Luana Vjollca po largohet pas 15 vitesh nga Top Channel dhe mendohet se shkak është pikërisht se nuk mori drejtimin e “Big Brother”. Gjithsesi këto zëra nuk janë konfirmuar dhe presim reagimin e moderators.


Shtuar 29.08.2021 15:47