Partnerja e Albi Nakos, Doris ka mbërritur në Big Brother VIP për t’i kërkuar atij të largohet nga shtëpia.
E pyetur për arsyen, ajo është shprehur se Albi nuk e ka gjetur veten, ndaj dhe nuk është aktiv në lojë. Sipas Doris, Albi duhet të japë maksimumin në lojë ose të largohet nga formati.
Doris: Nuk e ka gjetur edhe aq vetëveten, nuk është përshtatur edhe aq do të thoja. Nuk ndihet rehat me banorët e tjerë. Unë e njoh Albin si personazhin që bën shumë batuta, që e mban barkun me dorë.
Ledion: Vjen në shtëpinë e Big Brother për t’i thënë Albit çfarë?
Doris: Që më ka marrë malli shumë, e dua shumë, për të qenë pak më aktiv në lojën e tij. Për të bërë atë që ai më ka treguar mua para se të futet, më ka thënë do bëjë këtë, do bëjë atë, shumë gjëra…
Ledioni: Pra do ti thuash Albit që nëse do të qëndrojë në shtëpi, të mos jetë ky që është deri më tani?
Doris: Të tregojë më shumë nga vetja e tij, ka shumë gjëra për të treguar. Këtë duam të shohim të gjithë familjarët e Albit.