FOTO ALBUMI/ Nga rrëzimi i gardheve metalike te molotovët, çfarë nuk u pa në ekran nga protesta

Opozita protestoi për më shumë se dy orë para selisë së Kryeministrisë këtë të martë.

Me një numër të madh mbështetësit, protesta e sotme e organizuar nga opozita zhvillohet për herë të parë pa praninë fizike të Sali Berishës përgjatë 30 viteve pluralizëm.

Kështu disa protestues pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës hodhën disa tymuese dhe molotov, duke shkaktuar flakë në shkallët e kryeministrisë.

Po ashtu kanë qenë disa të rinj, të cilët kanë thyer edhe barrierën metalike të vendosur nga policia.

Pas këtyre incidenteve raportohet se dy persona u shoqëruan në ambientet e policisë.

Shikoni fotot nga rrëzimi i gardheve metalike te molotovët:


Shtuar 20.02.2024 23:54