Modelja, Kazumi Squirts, shpenzoi 20 mijë dollarë për të pasur vithe perfekte braziliane, vetëm se ka një problem, nuk ulet dot.
Modelja 24-vjeçare nga Miami ka shpenzuar në total 40 mijë dollarë për ndërhyrjet estetike që ka bërë në të gjithë trupin e saj.
Por me ndërhyrjen e fundit në të pasme, ajo sakrifikoi funksionin e vitheve për hir të bukurisë.
Tani më, modelja mund të ketë vithe si Kardashian, por nuk gëzon dot “funksionalitetin” e të pasmeve, ajo nuk ulet dot.
Megjithatë, ajo shprehet se nuk është penduar për asgjë, duke thënë se fiksimi që ka me ndërhyrjet plastike vjen si pasojë e bullizmit që ka kaluar kur ka qenë e vogël, pasi fëmijët lagjes e tallnin për trupin e saj të imët.