Nuk i ndahet shpirti nga Keisi, Stresi bën dedikim e rradhës që të gjithë ia nisën ish-it të tij (FOTO LAJM)

Stresi dhe Keisi kanë pranuar publikisht që nuk janë më bashkë megjithatë mjafton ndonjë postim dhe menjëherë janë në vëmendje të mediave për raportin që kanë tani.

Së fundmi Stresi ka publikuar një video me këngën e Elvana Gjatës “Thirr”. Ai ka shkëptur prej saj vetëm frazën: “Asnjë shenjë, asnjë shenjë, asnjë shenjë.. …dhe vetëm t’lashë/ Se kurrë s’më ke dasht”, teksa duket sikur i miraton fjalët.

“Perlë”, ka shkruar reperi krah videos dhe kaq ka mjaftuar që ndjekësit ta shohin si një tjetër dedikim ndaj Keisit.


Shtuar 16.09.2022 14:58